Mirdita e Ardhme,

Mirdita e Ardhme,
Miresevjen Shqiperi Natyrale.
Kjo eshte balli i Listes se Shqiperise natyrale. Mbeshteteni ate. Perhapeni tek miqte dhe shoket tuaj. Nuk mjafton te thuash se nuk ka shqiptar qe nuk e do ate. Te deshirosh eshte tjeter gje. Te punosh te realizosh deshiren eshte gje tjeter. Shqiperia natyrale nuk ka nevoje per sehirxhinj, ka nevoje per misionare.

lpshn@live.nl


Koço Danaj, Konferencë Per Shqiperine Natyrale Ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Koço Danaj ne A Show - 8 Janar 2013 - Vizion Plus - Talk Show .

Dita e Kulturës Shqiptare në, Hollandë (Gorinchem, 2 Qershor 2012)

interviste ne televizionin ORA NEWS 16.30 /10-XII-2011

Kam marre me dhjetra mesazhe pas intervistes ne TV ORA NJEWS. Midis tyre ishte edhe nje mesazh ne forme pyetje: Me ke do bashkepunoni ju zoti Danaj? Po pergjigjem: Me te gjithe, me çdokend qe jo vetem deshiron Shqiperine Natyrale, por kerkon qe deshiren ta beje realitet, kudo qofte dhe ne çdo parti qe aderon. Lista per Shqiperi natyrale eshte misionare, jo partiake. Ajo ka vetem nje kauze, jo pushtetin, por sendertimin e Shqiperise natyrale. Eshte amanet i se shkuares dhe detyrim i se ardhmes se femijeve tane, niperve dhe mbesave tona. Ate dite, qe ajo do realizohet dhe kjo dite do te jete e shpejte, ate dite, antaret e Listes per Shqiperi natyrale, do i gezohen realizimit te punes se tyre dhe do shikojne te qete jeten e tyre. Misionaret nuk kane qellim pushtetin, por Kombin e bashkuar ne nje shtet. : Koço Danaj

maandag 28 januari 2013


Emigrantët shqiptarë peticion partive shqiptare (PD, PS, LSI, AKZ dhe FRD): Urgjent të vendosen kandidatët përfaqësues nga emigracioni në Kuvendin e Shqipërisë

Emigrantët shqiptarë janë mbledhur dhe kanë paraqitur peticionin e tyre drejtuar këtyre partive politike në Shqipëri: Partisë Demokratike (PD), Partisë Socialiste (PS), Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Aleancës Kuq e Zi (AKZ) dhe Frymës së Re Demokratike (FRD). Ata njëzëri i kanë kërkuar lidershipeve të këtyre subjekteve politike, që të vendosin urgjentisht caktimin e kandidatëve, të cilët do të përfaqësojnë emigracionin shqiptarë, apo ndryshe përfaqësimin e diasporës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë. Peticioni i plotë i hartuar nga emigrantët shqiptarë vijon me pikat si më poshtë:

1-      Ngritjen e prestigjit të emigrantëve shqiptarë nëpër vendet ku jetojnë dhe në Shqipëri.
2-      Lehtësimin dhe paisjen e tyre me dokumentat e punës; vlerësimin real të punës dhe sigurimin e tyre sipas BTP-së së shtetit ku jetojnë e punojnë.
3-      Mbrojtjen e të drejtave administrative të emigrantëve shqiptarë në shtetin ku jetojnë e punojnë me akorde të ndërsjellta ndërshtetërore.
4-      Arritjen e marrëveshjeve reciproke me qeveritë e vendeve ku banojnë dhe punojnë emigrantët shqiptarë për njohjen e viteve të punës dhe pensionit të pleqërisë.
5-      Për të drejtat dhe shanset e barabarta në përthithjen e tyre me kriteret me shtetasit e vendeve ku jetojnë.
6-      Njohjen e pensionit të plotë të gjithë atyre emigrantëve që kanë mbushur moshën, pavarësisht se një pjesë të punës e kanë kryer në Shqipëri dhe një pjesë jashtë atdheut.
7-      Mbrojtjen e interesave të emigrantëve si në Shqipëri, ashtu edhe në shtetet ku jetojnë e punojnë emigrantët shqiptarë.
8-      Njohjen e diplomave si në Shqipëri, ashtu edhe në të gjitha shtetet e Bashkimit Europian (BE).
9-      Njohjen e dokumentacioneve zyrtare shqiptare në të gjithë institucionet e zonës BE.
10-  Eleminimin e një sërë burokracish, që institucionet shqiptare dhe të shteteve të vendeve të BE-së u kërkojnë emigrantëve shqiptarë ende edhe sot pas dixhitalizimit të institucioneve shqiptare dhe dokumentacioneve të indetifikimit të emigrantëve shqiptarë në Shqipëri.

Të gjitha këto pika e shumë të tjera mund të mbrohen e të dërgohen në Kuvendin e Shqipërisë vetëm nga “Emigrantët Shqiptarë”, me anë të përfaqësuesve të tyre, të cilët duhet të jenë emigrant e që mund ta gjejnë veten në çdo parti shqiptare.

NE NJE FLAMUR TE PANDARE