Mirdita e Ardhme,

Mirdita e Ardhme,
Miresevjen Shqiperi Natyrale.
Kjo eshte balli i Listes se Shqiperise natyrale. Mbeshteteni ate. Perhapeni tek miqte dhe shoket tuaj. Nuk mjafton te thuash se nuk ka shqiptar qe nuk e do ate. Te deshirosh eshte tjeter gje. Te punosh te realizosh deshiren eshte gje tjeter. Shqiperia natyrale nuk ka nevoje per sehirxhinj, ka nevoje per misionare.

lpshn@live.nl


Koço Danaj, Konferencë Per Shqiperine Natyrale Ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Koço Danaj ne A Show - 8 Janar 2013 - Vizion Plus - Talk Show .

Dita e Kulturës Shqiptare në, Hollandë (Gorinchem, 2 Qershor 2012)

interviste ne televizionin ORA NEWS 16.30 /10-XII-2011

Kam marre me dhjetra mesazhe pas intervistes ne TV ORA NJEWS. Midis tyre ishte edhe nje mesazh ne forme pyetje: Me ke do bashkepunoni ju zoti Danaj? Po pergjigjem: Me te gjithe, me çdokend qe jo vetem deshiron Shqiperine Natyrale, por kerkon qe deshiren ta beje realitet, kudo qofte dhe ne çdo parti qe aderon. Lista per Shqiperi natyrale eshte misionare, jo partiake. Ajo ka vetem nje kauze, jo pushtetin, por sendertimin e Shqiperise natyrale. Eshte amanet i se shkuares dhe detyrim i se ardhmes se femijeve tane, niperve dhe mbesave tona. Ate dite, qe ajo do realizohet dhe kjo dite do te jete e shpejte, ate dite, antaret e Listes per Shqiperi natyrale, do i gezohen realizimit te punes se tyre dhe do shikojne te qete jeten e tyre. Misionaret nuk kane qellim pushtetin, por Kombin e bashkuar ne nje shtet. : Koço Danaj

dinsdag 27 december 2011

Koço Danaj: Shqiptarët kërkojnë Shqipërinë e tyre Natyrale

Në këtë intervistë ekskluzive për Nacional Albania, z. Koço Danaj shpalos platformën e tij, jep përshtypjet për shoqërinë shqiptare dhe kërkesat që kjo e fundit ka për elitën politike. Z. Danaj në këtë intervistë të dhënë për botuesin dhe kryeredaktorin e gazetës Nacional Albania, Besnik Rama, jep sinjale të qarta se Shqipëria Natyrale është domosdoshmëri dhe një vepër, e cila kërkohet sistematikisht nga shqiptarët në trevat e tyre. Për më shumë ndiqni intervistën e plotë me z. Danaj.
Shqipëria natyrale është Domosdoshmëri, për progresin dhe mirëqënien e shqiptarëve dhe paqen rajonale.
Dr. Koco Danaj Kryetar i Listës për Shqipëri natyrale
NA. Çfarë përbën në fakt Shqipëria Natyrale sipas platformës tuaj?
Sipas Platformes, Shqiperia Natyrale, nuk është gjë tjetër vecse Shqiperia e shpallur ne 28 Nentor 1912, ne Kuvendin e Vlores. Pra kërkesa për Shqipëri natyrale, është në thelb kërkesa për zbatimin e një Akti Juridik i cili u injorua nga mbledhja e ambasadorëve në Londër ne vitet 1912-1913. Ky injorim u bë në mënyrë më shumë se kolonialiste, u bë në mënyrë barbare. Jo vetëm që kjo mbledhje që u mblodh në 16 dhjetor 1912, pra 18 ditë më pas shpalljes së pavarsisë, nuk e mori parasysh këtë akt juridik, por i trajtoi trojet shqiptare si plackë tregu. Vetë kryetari i mbledhjes ish ministri ijashtëm britanik Edwads Grey e pranon një gjë të tillë në librin e tij Memoires, Kujtime, te botuar në vitin 1927, një kopje të të cilës e zotëron edhe Lista për Shqipëri Natyrale. Ja se cfarë thotë Grey në Kujtimet e tij:…. Lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave (Detroits), sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Cështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipëria, ku dominimi turk u thye pas luftës. Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackws së luftës. (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246)
NA. Cilat janë pikat kryesore të implementimit të kësaj platforme?
Pikat kryesore janë të thjeshta, zbatimi i Aktit Juridik te Kuvendit të Vlorës, anullimi i mbledhjes së Londrës, duke e konsideruar atë ashtu sic e konsideroi ish ministri i jashtëm britanik Robin Kuk ne prill 1999,si një nga padrejtësitë më të mëdha që i janë bërë kombit shqiptar. Po ju jap një detaj, Mbledhja e Londrës nuk ka lënë asnjë vendim me shkrim, nuk mbajti asnjë proces verbal. Vetë Grey e pranon një gjë të tillë. Ja se cfarë thotë ai: …
Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë, e megjithatë ne kishim bërë një punë të dobishme: Ne kishim qenë mjeti i mbajtjes së gjashtë fuqive të mëdha në kontakt direkt dhe miqësor….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253)
Më konkretisht, fillimisht bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, lejimi i shqiptarëve në Maqedoni për referendum për bashkim me shqipërinë, shpallja e Camërisë si zonë e lirë midis shqiperise dhe Greqisë etj.
NA. Cili është komenti juaj për akuzat e z. Bashkurti që ju njëson ju dhe idetë tuaj me vizionin e Hitlerit?
Jetojmë në pluralizëm dhe të pranosh këtë pohim do të thotë të pranosh jo vetem tezat e atyre që janë pro teje, por edhe tezat e atyre që janë kundër teje. Platforma e shqipërisë Natyrale ka si thelb të saj dialogun me fqinjët, serbë, malazez, maqedonas e grekë, të cilët dihen që aktualisht jan kundër Shqipërisë natyrale. E duke qënë kështu, ne nuk shqetësohemi edhe për ata shqiptarë të cilët janë kundër Shqipërisë Natyrale. Eshtë kombi shqiptar i cili do të vendosë nesër se cilat ide përqafon. Sa për krahasimin me Hitlerin, më duhet të them se kemi të bëjmë me një mosnjohje totale të historisë së kombit shqiptar. Platforma e Shqipërisë Natyrale nuk është asgjë tjetër vecse Shqipëria në kufijtë e saj Natyralë, e shpallur fillimisht në Kuvwndin e Vlorës në 28 nentor 1912. Nëqoftëse, Ismail Qemali, Isa Boletini, Vehbi Agolli, Mehmet Dërralla, Hasan prishtina etj ngjajnë me Hitlerin, unë e kam për nder të madh të ngjaj me ata burra të mëncur, vizionarë dhe ptariotet më të mëdhenj të kombit shqiptar. Pra thjesht, kundërshtarët sërbë, grek,maqedonas, malazëzë apo shqiptarë më bëjnë nder mua dhe gjithë antarëve të Listës për Shqipëri Natyrale
NA. A po mbrojnë interesat kombëtare Koço Danaj dhe përfaqësuesit e listës së Shqipërisë Natyrale?
· Lista për shqipëri natyrale që u shpall zyrtarisht në 30 tetor 2010, u krijua jo thjesht për të mbrojtur interesat kombëtare. Kjo është shumë pak, sot ka qindra mijëra shqiptarë që i mbrojnë intersat kombëtare. Sot nuk shtrohet cështja e mbrojtjes së interesave kombëtare, sot shtrohet domosdoshmëria e sendërtimit të Shqipërisë Natyrale, pra e bashkimit kombëtar sipas Aktit Juridik të kuvendit të Vlorës. Shqipëria deri më sot ka pasur vetëm një kryeministër të Shqipërisë natyrale e ky është Ismail Qemali, vetëm një Kryetar Kuvëndi të Shqipërisë natyrale e ky është Vehbi Agolli nga Dibra e madhe, një Ministër të mbrojtjes të Shqipërisë natyrale e ky është Mehmet Pashë Derralla, një ministër Buqjësie të Shqipërisë Natyrale e ky është Hasan Prishtina. Rikrijimi i këtyre institucioneve, për Listën për Shqipëri Natyrale do të thotë sot, mbrojtje e interesave Kombëtare. Demi kapet nga brirët, jo nga bishti.
Dhe e fundit, kërkesa që brenda këtij viti do ti bëhet 6 ministrave të jashtëm të fuqive evropiane që organizuan Londrën-1913, plus edhe sekretares amerikane të shtetit që aso kohe nuk mori pjesë, për ta anulluar këtë konferencë të paligjshme, përbën një kontribut të çmuar për të mbrojtur interesat kombëtare. Interesat kombëtare sot nuk mbrohen vetëm me flamuj apome folklorizëm, porme fakte dhe argumente të cilat të shndërrojnë në partner të fuqive të mëdha. Dhe ne synojmë të shtrojmë në Tavolinën e politikës botërore, fakte dhe argumente te reja, që ti bindim fuqitë e mëdha se Shqipëria natyrale është një domosdoshmëri për paqen dhe stabilitetin rajonal. Po ju jap një fakt të ri të panjohur më parë që do i bëhet prezent fuqive të mëdha. Deri tani opinioni shqiptar ka ditur se coptimi i trojeve shqiptare në Londër u bë gjoja për të shpëtuar paqen evropiane. Dhe është sjellë si fakt fjalimi i kryerait të kësaj konference Greyt në Dhomën e Komuneve të Britanisë së Madhe. Bukur. Por,ne gjetëm origjinalin, që janë vetë Kujtimet e Greyt të botuara në vitin 1927. Në këto kujtime, Grey, përgenjeshtron atë që ka thënë në Dhomën e Komuneve me të cilën është ushqyer për afër 100 vjet opinioni publik dhe poltik shqiptar. Ja se cfarë thotë Grey lidhur me gjoja rrezikimin e paqes evropiane: ….Pra, lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave te Bosforit, sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Cështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipë…ria, ku dominimi turk u thye pas luftës. Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackes së luftës. …..(Grey, Memoires, 1927, faqe 246)
Ka edhe të tjera, fakte tronditëse, të cilat jo vetëm do ti vënë në vështirë si fuqitë e mëdha, por edhe do ti detyrojnë të anullojnë Londrën-1913, ashtu sicknë anulluar Versajën-1919 dhe Jaltwn-1945.
NA. Po Aleanca “Kuq e Zi” si shikohet nga ju? Si aleat në mbrojtjen e vlerave tona apo…?
Para nesh ka pasur edhe të tjera organizma politikë apo shoqërore, ashtu sic ka edhe pas nesh, ashtu sic do të ketë të tjera. Rëndësi ka që të gjithë lumenjtë të derdhen në Detin e Shqipërisë natyrale. Deri tani kemi vetëm Vetevendosjen që shndërroi dëshirën në votë duke dalë forca e tretë në Kosovë.
N.A. Si do të realizohet dhe përqafohet nga sa më shumë shqiptarë platforma juaj?
Por tashmë ajo është përqafuar si Platformë nga qindra mijëra shqiptarë në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Bile është pranuar si nocion politik edhe nga fqinjët tanë, sërb, grekë, maqedonas apo malazez. Po ju jap vetëm një shifër,qysh nga shpallja zyrtare e Listës së Shqipërisë natyrale e deri më sot, në median e shkruar dhe atë elektronike të fqinjëve tanë janë botuar mbi 800 analiza, deklarata, shkrime, njoftime. E përbashkëta e tyre është se të gjithë përdorin nocionin Shqipëri Natyrale. Mjafton të kërkoni nw www.google.com emrin Prirodna albanija dhe do ta verifikoni vetë cfarë thashë më lart. Tashmë ka kohë që ka filluar faza e organizimit të saj në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Në muajin janar do botohet gazeta elektronike www.shqiperianatyrale.net, ndersa ne muajin Mars 2012 do te filloje botimi i gazetës së përditshme Shqipërianatyrale. Po në muajin janar, ministra e jashtëm të Italisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Austrisë dhe SHBA do të kenë në dorë kërkesën e Listës për Shqipëri Natyrale për anullimin e Konferencës së Londrës me fakte dhe argumente të panjohura deri më sot.
· Lista për Shqipëri Natyrale është misionare, ajo nuk synon pushtetin politik, por shtetin-komb, prandaj ne kemi antarë të Listës politikanë, deputetë të cilët sot bëjnë pjesë në parti të ndryshme poltike, intelektualë të cilët simpatizojnë këtë apo atë parti politike. Prandaj quhemi Listë. Ne nuk na interson kush është i pari. Për ne e para është domosdoshmëria e së ndërtimit të Shqipërisë Natyrale. Ne jemi të gjihë të nevojshëm, por nuk jemi të domosdoshëm, e domosdoshme është vetëm Shqipëria Natyrale, pa të cilën nuk do të ketë as progres, as mirqënie për shqiptarët, por as paqe dhe stabilitet për fqinjët dhe Brukselin. Kyci i paqes dhe stabilitetit rajonal është vetëm shqipëria natyrale.
NA. A janë të shtrira degët tuaja kudo në trevat shqiptare?
· Pothuaj se në të gjitha. Aktualisht, po punohet për krijimin e degëve edhe në ato zona ku ekzistojnë bërthama të Listës së shqipërisë natyrale. Por dua të vë në dukje edhe një vecori të Listes për Shqipëri Natyrale. Duke qënë Listë, në gjirin e saj bëjnë pjesë edhe shoqata apo parti politike. Dhe sa kohë që këto shoqata apo parti politike janë antare të Listës, për aq kohë ne nuk krijojmë degë atje ku kryejnë aktivitetin e tyre këto parti apo shoqata.
NA. Komenti juaj për politikën aktuale shqiptare.
Politika aktuale shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup etj, në shumicën e saj është kozmopolite. Përjashtim bëjnë një pjesë politikanësh të cilët kanë filluar të artikulojnë nevojën e bashkimit të trojeve shqiptare. Kjo politikë ka disa arsye pse mban një qëndrim të tillë. Një pjesë prej tyre kanë frikë nga të huajt ose presin se cfarë do të thonë të huajt, një pjesë kanë frikën e pushtetit personal apo të partisë, sepse nuk do të jetë njësoj të konkurrosh vetëm në Drenicë apo Gjakovë dhë në Tepelenë apo Vlorë njëëkohësisht, ose të konkurrosh në Shkodër apo edhe ne Tetovë njëkohshisht. Ndërsa një pjesë janë thjesht kozmopolitë. Për shembull, ju jeni në dijeni se shumë politikanë në Tiranë dhe Prishtinë po flasin dheveprojnë për të rishkruar historinë, që sipas tyre e ka shkruar keq komunizmi. Por asnjë deri më tani nuk po thotë se duhet korrigjuar dhe rishkruar edhe historia që ka shkruar mbi shqiptarët shovinizmi fqinj dhe kolonializmi evropian i dikurshëm. Dua të them se rishkruarja e historise brenda shqiptare eshte e nevojshme, por ajo do te ishte pa asnje lloj perfitimi per kombin shqiptar, nëqoftëse nuk njihet dhe nuk korigjohet edhe historia e shovinizmit fqinj sërb, malazez, grek dhe perkrahësve të tyre në Europë dhe botë mbi kombin dhe teritoret shqiptare. Historia duhet të korigjohet, pastaj të rishkruhet. Për shembull: A e dinë shqiptaret historinë e shovinizmit serbo, greko malazez mbi ata dhe teritoret e tyre? Nuk e dine. Ata nuk e dinë se cili është vendimi që Ulqini ju ankesua Malit të Zi, ata nuk e dinë se ku është vendimi që 19 mije kilometra katrore ju dhanë Sërbisë në 1913. Ata nuk e dinë që këtë sipërfaqe, Edwards Grey e konsideroi me përbuzje: disa fshatra shqiptare. Ata nuk e dinë qe Selaniku në 1913 kishte 75 mijë hebrenj, 25 mijë grekë dhe 12 mijë shqiptare, ata nuk e dijnë se si i shfarosi shovinizmi grek, hebrenjtë dhe shqiptarët, ata nuk e dijnë që Edwards Grey deklaron në kujtimet e tij se nuk morën asnjë vendim për trojet shqiptare, ata nuk e dijnë që Pol Kambon deklaron në kujtimet e tij në 1913 se Kufijtë e Shqipërisë janë dhe do të mbeten problemi më i madh i pazgjidhur, ata nuk e dijnë që Ahmet Zogu nuk u njoh si mbret në vitin 1940 kur shkoi në Londër, sepse zemërohej mbreti i Jugosllavisë Petër dhe ai i Greqisë Jorgo që ishin në Londër sëbashku me qeveritë e tyre në mergim dhe që ju ishte premtuar ndarja e Shqipërisë pas lufte, deri në shkumbin Greqia dhe pjesën tjetër Jugosllavia. Ata nuk e dijnë se Lufta e dytë boterore filloi në 7 prill 1939 kur u pushtua Shqipëria dhe jo në 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia. Ata nuk e dijnë që në Jaltë nuk u diskutua fare për Shqipërinë, sepse ishte vendosur të fshihej nga harta e Europes. Ata nuk i dijnë dy referatet e Cubrillovicit, të 1937 dhe 3 nëndor 1944 mbi shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës qoftë edhe me Ushtri. Ata nuk e dijnë se vendimet e Konferencës së Potsdamit e detyrojnë Greqinë të lejojë shqiptarët të kthehen në trojet e tyre në Cameri. Ata nuk e dijnë se cfare coptimi barbar i ka bërë Diktatura shoviniste e fqinjëve e mbeshtetur nga disa fuqi të mëdha europiane, kombit dhe trojeve shqiptare etj etj. Por as politikanët e tyre shqiptare, as akademitë e tyre servile ndaj politikanëve, as profesorët e të drejtës ndërkombëtare po kaq servile ndaj tyre nuk do tua thonë. Pse? Sepse kane frikë nga të huajt që sot i kemi aleatë, apo se gjoja na prishet fqinjësia e mirë. Ndërsa të huajt demokratë të pas viteve 90-te, i pohojnë vetë këto barbari dhe padrejtesi, sic bëri i madh Robin Kuk, që deklaroi para deputetëve britanikë se ne duhet të riparojmë të gjitha padrejtësitë ndaj kombit shqiptar. Dhe riparim do të thotë, korigjim i historisë, do të thotë Shqipëri Natyrale. Vetëm pas kësaj historia mund të rishkruhet. Disa politikanë shqiptarë jetojnë me shpresë se shqiptarët po kozmopolitizohen, kur po ndodh e kundërta, shqiptarët po shqiptarizohen jo në mënyrë folklorike, por europeiste. Thelbii këtij europeizmi, është Shqipëria Natyrale, këtë nuk e ndal dot askush.(Nacional Albania).

zondag 11 december 2011

Letër “fuqive të mëdha” për njohjen e Shqipërisë natyrale (Koha Ditore Prishtine, 10 dhjetor 2011) .

Kryetari i Listës për Shqipërinë natyrale mbledh fakte të reja për të kërkuar shfuqizimin e Konferencës së Londrës

Letër “fuqive të mëdha” për njohjen e Shqipërisë natyrale

Koço Danaj ka vendosur që para 31 dhjetorit t’u kërkojë ministrave të jashtëm të shteteve që organizuan Konferencën e Londrës të vitit 1913 që ta anulojnë atë konferencë dhe ta njohin aktin juridik të Kuvendit të Vlorës të 28 Nëntorit 1912. Më pas do të kërkojë edhe mendimin e GJND-së. Por historianë dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare në Kosovë janë të bindur se vendimet e marra para një shekulli nuk mund të zhvleftësohen, pavarësisht dëmeve që mund të kenë shkaktuar

Agron Halitaj

Prishtinë, 9 dhjetor- Kryetari i Listës për Shqipërinë natyrale, Koço Danaj, pretendon se ka gjetur fakte të mjaftueshme për të kërkuar anulimin e Konferencës së Londrës, e cila është mbajtur para afro një shekulli, e në të cilën është vendosur për copëtimin e trojeve shqiptare. Fakte, ai thotë t’i ketë gjetur në librin “Kujtimet” të ish-ministrit të Jashtëm britanik, Edward Grey, i cili asokohe ka qenë edhe drejtues i Konferencës. Duke e respektuar edhe sugjerimin e miqve të tij, që nuk ka dashur t’ua zbulojë identitetin, ai ka vendosur që brenda datës 31 dhjetor, t’u kërkojë ministrave të jashtëm të 6 fuqive të mëdha që përgatitën “Londrën 13”, pra atij të Francës, Britanisë, Gjermanisë, Austrisë, Rusisë dhe Italisë, që ta anulojnë atë konferencë dhe ta njohin aktin juridik të Kuvendit të Vlorës të 28 Nëntorit 1912.
Nga një kopje të materialit, Danaj paralajmëron se do t’i dërgojë sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, edhe pse SHBA-ja nuk kanë qenë e përfshirë në atë konferencë. Të njëjtën dosje, ai ka thënë se do t’ua procedojë edhe ministrave të jashtëm të Bullgarisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, aleanca e të cilëve, sipas tij, u paqësua duke iu dhënë si dhuratë nga Londra rreth 50 mijë kilometra katrorë troje shqiptare.
“E pasi të marrim përgjigje, atëherë këtë material do t’ia dërgojmë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke i kërkuar asaj të shprehet”, ka thënë Danaj.
“’Kujtimet’ e Greyt ishin materiali i fundit faktik qe arritëm të gjejmë. Ishte vetëm një kopje... Dhe faktet qe pohon ai vetë (Grey v.j) ishin pjesa me e rëndësishme që na duhej, pasi, ndryshe është kur flasim ne, e ndryshe kur i pohojnë vetë ata që organizuan dhe drejtuan Londrën”, shpjegon ai.
Më 15 janar të vitit 1913, fuqitë e mëdha: Gjermania, Austria, Italia, Franca, Rusia dhe Britania e Madhe vendosën që një pjesë të trojeve shqiptare ta merrte Serbia, një pjesë tjetër Mali i Zi, dhe një pjesë Greqia.
Grey, sipas Danajt, e pranon se ai dhe Britania e Madhe atëbotë krijuan vetëm konsensusin për të copëtuar trojet shqiptare.
Danaj shkëput edhe pjesë të asaj që autori ka shkruar në libër.
“Ta mendosh mirë, roli im personal në këtë Konferencë dukej pa ngjyra dhe shumë banal. Interesat britanike nuk ishin të afektuara nga fati i Gjakovës, Shkodrës apo fshatrave të tjera shqiptare, dhe nuk më takonte të merrja as iniciativa të ndonjë politike, as ta formuloja, por të veproja si një mediator i nevojshëm dhe i durueshëm midis Rusisë dhe Austrisë, të isha gati për të gjetur terrenin e konsensusit dhe të mbuloja pikat e mosmarrëveshjeve”, citon Danaj Greyn.
Ato që Grey i konsideronte fshatra shqiptare përbënin 19 mijë kilometra katrore e të cilat iu dhuruan Malit të Zi dhe Serbisë, që nga Ulqini deri në Preshevë.
Në memoriet e tij, Grey ka përshkruar edhe detaje të takimeve ditore të ambasadorëve të fuqive të mëdha.
“Ne ishim gjashtë: Lichnowsky, Mensdorff dhe Imperiali, respektivisht ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë; Cambon dhe Benckendorff, ambasadorët e Francës dhe të Rusisë, dhe unë për Britaninë e Madhe. Më takoi përgjegjësia e drejtimit, por ne vendosëm t’i thjeshtojmë procedurat dhe të bënim një komitet miqsh, ashtu edhe siç ishim. Në mblidheshim pasditeve, zakonisht rreth orës 4 dhe diskutonim deri rreth orës 6 ose shtatë me një pushim të vogël çaji. Konferenca vazhdoi deri më gusht 1913, por ne mblidheshim vetëm kur e kërkonin rrethanat dhe raportet e miqësisë që ne kishim, nuk i penguan debatet të vazhdonin të papërcaktuar në mënyrën më të bezdisshme. Çështja që paraqiste më shumë vështirësi, dhe rrezik, ishte përcaktimi i kufirit në veri dhe verilindje i Shqipërisë, ku Serbia kërkonte më shumë se ç’ ishte gati të pranonte Austria”, citon Danaj, librin e Greyt.

“Korrespodenca” të Cambonit, si fakt shtesë

Pos “Kujtimeve” të Greyt, Danaj ka marrë si argument për zhvleftësimin e Konferencës së Londrës edhe letërkëmbimin e quajtur “Korrespodenca” të Pol Cambonit, që atëbotë ka qenë ambasador francez.
Grey e Cambon, siç thotë ai, flasin në këto dokumente, për atë që nuk di opinioni. “Pse e them këtë? Sepse ata morën vetëm një kryevendim: të mos mbanin procesverbal për ato që do diskutonin, njësoj si krimineli që pasi bën krimin, përpiqet të fshehë gjurmët e tij”, ka thënë Danaj.
Po çfarë efektesh do të prodhonte shfuqizimi i Konferencës së Londrës?
“Nga ajo konferencë nuk ka vendime, nuk ka asgjë të shkruar si në çdo konferencë serioze, që merr vendime. Aty është pirë çaj pasdite dhe është refuzuar pavarësia e Shqipërisë, e cila ishte shpallur vetëm 18 ditë para se të mblidheshin ata në Londër”, shpjegon Danaj.
Ai është i bindur se shfuqizimi i asaj konference do ta kthente të drejtën e shqiptarëve për të jetuar bashkë në trojet e tyre etnike.
“Absolutisht po! Ky është qëllimi kryesor i një pune pesëvjeçare. Është një metodë demokratike, paqësore, pa dhunë, me fakte me argumente, që nuk mund ta kundërshtojë askush. Kemi përballë një Akt juridik të një Kuvendi Legal të mbledhur në 28 Nëntor 1912 që shpall pavarësinë e Shqipërisë natyrale, që krijon institucionet e këtij shteti që nga Presheva në Prevezë”, ka thënë Danaj.
Anulimi i Londrës, sipas tij, do t’u bënte nder vetë shteteve që kanë qenë asokohe atje.
“Kjo për faktin se Konferenca e Londrës është një njollë e madhe turpi, dhe këtë nuk e them unë, para meje e ka thënë i madhi Robin Cook, kur deklaroi në Dhomën e Komunave se ne do t’i rregullojmë padrejtësitë e mëdha që i kemi bërë kombit shqiptar”, është shprehur Danaj.
Mirëpo, Grupi i Kontaktit, i cili është i përbërë nga shtetet më të fuqishme në botë, para disa vjetësh ka vënë linja të kuqe, para se Kosova ta shpallte mëvetësinë e saj. Sipas këtij grupi, ky vend as nuk do të mund të ndahej e as të bashkohej me ndonjë shtet tjetër. Por, Danaj ka shpjegim edhe për këtë.
“Nuk bëhet fjalë që historia të kthehet prapa, por të korrigjohet. Çfarë është bashkimi i Gjermanisë, kthim prapa apo korrigjim i historisë së prapë? Çfarë është pavarësia e disa shteteve të reja në rajon, kthim prapa apo korrigjim i prapësisë. Dhe në rastin e shqiptarëve, kërkohet e njëjta gjë”, ka thënë ai.
Arbitri ndërkombëtar, sipas tij, deri tani ka anuluar vendimet e dy konferencave zyrtare, siç kanë qenë ajo e Versajës dhe e Jaltës.
“Shpërbërja e Jugosllavisë dhe bashkimi i Gjermanisë janë vetëm dy shembuj... Tash ka mbetur edhe Londra, e cila nuk ishte zyrtare, por ilegale dhe kriminale”, thekson ai.
Për Danajn, “kujtimet” e Gryet janë thesar për shqiptarët, pasi ato e rrezojnë jo vetëm atë që është thënë deri më tani për Konferencën e Londrës, por rrezojnë edhe krejt atë që e kanë interpretuar gjer më sot profesorët shqiptarë të së drejtës ndërkombëtare.

Droja nga “tallja e ndërkombëtarëve”

Mirëpo, së paku një historian dhe një profesor i së drejtës ndërkombëtare në Kosovë, janë të bindur se vendimet e para një shekulli nuk mund të zhvleftësohen, pavarësisht dëmeve që mund të kenë shkaktuar.
Historiani Jusuf Buxhovi, i cili së shpejti pretendon të dalë me librin ‘Historia e Kosovës”, në të cilin e trajton këtë problematikë, është i mendimit se konferencat ndërkombëtare pa marrë parasysh sa kanë qenë të padrejta nuk zhvleftësohen.
“Është fjala për vendime historike iverizibile. Shqiptarët mund të shtrojnë këso çështjesh, por nuk do të kenë kurrfarë dobie prej kësaj. Madje mua kjo më duket paksa qasje populiste, me të cilën kohën e fundit po manipulojnë mjaftë kuazihistorianë, por edhe shumë tregtarë flamujsh”, ka deklaruar Buxhovi. “Nëse do të dilet me qëndrime të tilla, atëherë me siguri se faktorët ndërkombëtarë do të na tallin”, ka shtuar ai.
Shqiptarët, sipas tij, me këso nismash vetëm sa mund të shkaktojnë dëme politike, sepse të gjithë e dinë se askush në ditët e sotme nuk ia heqë, ta zëmë, Çamërinë Greqisë.
“Prandaj, duhet të shmanget populizmi dhe të punohet në drejtimin që Shqipëria të stabilizohet dhe shteti i Kosovës të forcohet. Vetëm kështu ne mund të tregojmë se meritojmë përkrahjen e Evropës, por edhe të miqve tjerë ndërkombëtarë”, ka theksuar Buxhovi.
Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, po ashtu  konsideron se historia objektivisht është vështirë të kthehet prapa.
“Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër janë marrë shumë vendime për fatet e popujve. Dhe vendimet e ndërmarra në një Konferencë, apo vendimet juridike, mund të shfuqizohen vetëm nëse mbahet një procedurë e njëjtë, me ç’rast anulohen vendimet e vjetra dhe merren vendime të reja”, ka thënë Hoti. “Nëse ka fakte, atëherë gjykata do të mund të bënte diçka në këtë drejtim, por unë në fakt nuk e di se çfarë argumentesh të prekshme ka z.Danaj për t’ia ofruar GJND-së. Ajo që mund të them është se ‘memoriet’ e kujtdo qofshin ato nuk janë të mjaftueshme për ta zhvleftësuar një konferencë që është mbajtur para 100 vjetësh”, ka shtuar ai.
Danaj qysh para një viti e ka pasur në plan t’i drejtohej Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë kundër Konferencës së Londrës të 1913, por nuk e ka bërë këtë gjë deri më sot, pasi siç ka thënë ai, kështu e kanë këshilluar disa miq të tij.
Ai nuk e ka parë të udhës që të vërë kontakte me faktorët vendimmarrës politikë në Shqipëri e Kosovë, për ta marrë edhe qëndrimin e tyre rreth nismës së tij.
Aktualisht, qëndrimi i lidershipit të të dyja shteteve është që bashkimi i shqiptarëve të bëhet në Bashkimin Evropian.

vrijdag 9 december 2011

Koço Danaj: Do ta anulojmë Konferencën e Londrës

Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, ka se posedon dokumente të reja që do të çojnë në anulimin e Konferencës së Londrës 1912-1913, e cila copëtoi kombin shqiptar.
“Këto fakte dhe dokumente janë pjesë edhe të librit të ish-ministrit të jashtëm britanik Grey, drejtues i konferencës së Londrës me titullin ‘Memoires – Kujtime’, botuar ne vitin 1927 nga shtëpia botuese Payot. Në këtë libër, Grey pohon me shkrimet e tij se si u copëtuan trojet shqiptare në kundërshtim me çdo të drejtë ndërkombëtare. Grey si dhe Kambon pohojnë se Londra nuk ishte konferencë zyrtare dhe nuk mbajti asnjë proces verbal mbi diskutimet që bënte”, thekson Danaj për Ina.

Në librin Memories, autori Gray shkruan: “Çështja që paraqiste më shumë vështirësi, dhe rrezik, ishte përcaktimi i i kufirit në veri dhe verilindje të Shqipërisë ku Serbia kërkonte më shumë se ç’ishte gati të pranonte Austr”.

Sipas Danajt, Eduards Grey pranon se ai dhe Britania e Madhe krijuan konsensusin për të copëtuar trojet shqiptare.

“Ato që Grey i konsideron fshatra shqiptare përbënin 19 mijë kilometra katror që ju dhuruan Malit të Zi dhe Serbisë, që nga Ulqini deri në Preshevë. Shumë shpejt Lista për Shqipëri Natyrale, çdo gjë do ta ketë gati. Materiali për anulimin e Konferencës së Londrës dhe dëmshpërblimin e kombit shqiptar me 100 miliardë sterlina, do t’i dërgohet fillimisht 6 ministrave të jashtëm të fuqive të mëdha evropiane që organizuan Mbledhjen e Londrës, të Britanisë së Madhe, Rusisë, Gjermanisë, Italisë, Francës, Austrisë, një kopje për dijeni SHBA-ve që nuk ishte asokohe, dhe nga një kopje përsëri për dijeni ministrave të jashtëm të Turqisë, Serbisë, Bullgarisë, Malit te zi dhe Greqisë që ishin në luftë me njëri tjetrin dhe që u paqësuan me troje shqiptare”, thekson lideri i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj. /Telegrafi/

maandag 5 december 2011

LISTA PER SHQIPERI NATYRALE, 30 TETOR 2010 NE TIRANE

Fjalimi i mbajtur me rastin e shpalljes zyrtare te Lista per Shqiperi natyrale, 30 tetor 2010 ne Tirane

Te dashur miq, nenshkrues te Listes per Shqiperi Natyrale, mbeshtetes te saj apo dashamires.
Mireseerdhet ne kete takim qe shenon shpalljen zyrtare te Levizjes me te re mbarekombetare, me emrin Lista per Shqiperi Natyrale.
Qellimi jone eshte i qarte qysh ne titull, ne kerkojme dhe do te kerkojme bashkimin e trojeve shqiptare me mjete demokratike. Ne duam te zhdukim dhe do ta zhdukim artificialitetin unikal ne mbare kontinentin, qe nje komb siç eshte Kombi shqiptar, te kete qe nga Ulqini deri ne kepin e Stillos, si vije kufitare vetem vehten e tij.
Miqte e mij
Per disa, padrejtesia qe ju be shqiptareve ne Londer 1913, u konsiderua si nje çmim provizor qe duhej te paguanin shqiptaret gjoja ne emer te paqes ballkanike dhe boterore. Por pas afer nje shekulli, rezultoi se cmimi nuk ishte provizor e per me teper as ne emer te paqes. Cmimi ishte mizor, mbushur me racizem dhe inferioritet dhe me destabilitet te rajonit deri atje sa ai u konsiderua Fuçi-Baroti.
Prandaj shqiptaret kane te drejten te pohojne se paqja reale ne rajonin e ballkanit, stabiliteti real dhe jo ai i karakterit te protektoratit, do te vendosen duke riparuar padrejtesine ndaj shqiptareve. Prandaj edhe Platforma e Shqiperise Natyrale eshte nje oferte per paqe, stabilitet, progres dhe mirqenie qe u ofrohet fqinjeve te shqiptareve, bashkesise nderkombetare. Pergjate nje shekulli shqiptaret kane derdhur aq shume gjak sa mund te benin 5 Shqiperi Natyrale. Na kane vrare dhe jemi vrare me njeri tjetrin. Por tani: Mjaft, Boll me. Ne kemi zgjedhur rrugen e paqes, demokracise dhe dialogut. Te mos e pranosh kete oferte paqeje, stabiliteti dhe progresi do te thote se mendon te kunderten dhe pergatitesh per te kunderten. Do te thote se ne vend te Pellumbave te Paqes, preferon shigjetat e Luftes.
Ne do te formulojme nje Kod te Ri Etik ne marrdheniet me njeri tjetrin, nje kod te ri politik, qe do te thote se para se te jesh pjestar i kesaj apo asaj partie politike, je shqiptar, nje Kod te ri fqinjesor duke mos lejuar me perbuzjen apo racizmin ndaj askujt. Shprehja aq e perhapur O sa mire me qene shqiptar, nuk eshte romantizem apo folklorizem, por nje ofshame gjememedhe, nje kundervenie dhe nje mbrojtje ndaj dhunimit te qenies nacionale shqiptare nga dikush apo disa fqinje dhe segmente fqinjesh.
Shqiperia natyrale eshte nje Nocion progresist, europeist. Ndersa bashkimi i shqiptareve eshte nje garanci per stabilitetin e vete Europes ku bejme pjese. Ne, mbeshtetesit e Listes per Shqiperi Natyrale, refuzojme te vetshperbehemi ne emer te parrullave boshe apo krahasimeve qe na serviren.
Na thone se kombi shqiptar nuk ka nevoje te bashkohet por duhet te ndjeke shembullin e Gjermanise, Zvicres dhe Austrise. Eshte nje teze kunderhistrike dhe kundershqiptare. Eshte kunder historike sepse kur ne vitin 1291, perfaqesuesit e kantoneve te Urit, Shwycit dhe Untervaldenit vendosen themelimin e e Konfederates Helvetike, ne Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria ne vitin 1815, pas disfates se Napoleonit u be kreyqendra e Koncertit te Vienes duke u dhene tonin per gati nje shekull marredhenieve nderkombetare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndersa ne 28 nentor 1912, ata politikane shqiptare qe u mblodhen ne Vlore, ishin jo vetem nga gjithe hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallen pavarsine e Shqiperise natyrale, qe shtrihej ne 4 vilajetet e atehershme otomane.
Por modeli qe na serviret eshte edhe kundershqiptar. Konferenca e Londres e vitit 1913, i coptoi shqiptaret ne 5 pjese, mbi bazen e llogjikes koloniale, duke shperblyer me teritore shqiptare shtetet fqinje qe u konsideruan fitimtare te Luftes ballkanike apo qe kishin mbeshtetjen e kesaj apo asaj fuqie te madhe.
Por a ka nje model europian qe duhet te ndiqet edhe per Kombin shqiptar? Ka, dhe eshte shume i fresket. Dhe ky eshte shembulli gjerman. Gjermania ne vitin 1945 u nda ne kater pjese dhe me vone ne dy pjese per te kenaqur fitmtaret e Luftes se dyte boterore. Pas 45 vjtesh, kjo padrejtesi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky eshte shembulli qe vlen edhe per kombin shqiptar. Perndryshe, kemi te drejte te pohojme se perballe kombeve dhe ceshtjeve te tyre kombetare, bashkesia nderkombetare aplikon dy standarte. Segmente te ndryshme te BE shprehen se ne rastin e Gjermanise kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar. Po edhe ne Shqiptaret e kemi te sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar, bile ne Preambulen e saj. Dhe kete Kushtetute pasi e miratuan shqiptaret e konsideruan te drejte edhe juristet e nderuar te Komisionit te Venecias, edhe ekspertet e NATO. Prandaj ne kemi te drejte tu drejtohemi politikes dhe diplomacise gjermane: Na ndihmoni edhe ne te bashkohemi ashtu sic u bashkuat ju. Ju jeni Lokomotiva e BE, mos lejoni qe ne gjirin e saj te ekzistojne dy standarte ne ceshtjen kombetare, nje per kombet e medhenj dhe nje per kombet e vegjel.
Na thone se tani qe po shuhen kufijte, nuk ka nevoje te bashkohen shqiptaret. Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptareve, perkunder e shtron si imperativ te dores se pare. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I njerezve, aq me shume lind nevoja e forcimit te shteteve ne teritoret e te cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo per te garantuar cilesine e ketij qarkullimi te lire dhe per te parandaluar kaosin dhe rremûjen. Sa me shume shtohet qarkullimm i lire i ideve nga nje vend ne tjetrin, aq me shume forcohen identitetet kombetare, te vendeve te ndryshme. Dhe kjo per arsyen e thjeshte se qarkullimi i lire i ideve nuk do te thote shuarje e identiteteve nacionale, por perkundrazi forcim I tyre. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I mallrave, aq me shume po behen perpjekje per forcimin dhe perkrahjen e asaj qe quhet sipermarrje kombetare. Globalizem nuk do te thote kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, qe japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetersuar njeri tek tjetri. Njerezit levizin te Lire ne gjithe Europen, por trojet mbeten ety ku jane, shtetet aty ku jane, kombet aty ku jane. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi I pare I civilizmit te nje kombi eshte e drejta e tij per tu bashkuar. Nga ky rregull universal nuk kane pse te bejne perjashtim shqiptaret. Prandaj ata duhet te bashkohen dhe do te bashkohen ne nje shtet te quajtur Shqiperi Natyrale.
Miqte e mij
Ne jemi nje komb i ndare ne 5 pjese. Sot kur te gjitha regjimet ne rajon jane demokratike, sot edhe ne, ne rruge demokratike kerkojme te bashkohemi. Ne nuk duam te ngrihemi ne kurriz te fqinjeve, por askush nga fqinjet tane, nuk mund te funksionoje normalisht teksa eshte ngritur ne kurrizin tone dhe me trojet tona. Ne pranojme te emancipohemi dhe ky takim eshte shenje e emnacipimit tone, ne pranojme te perfeksionohemi dhe ky takim tregon deshiren tone per perfeksionim.Por ne refuzojme te tjetersohemi. Kurren e kurres.Shprehjet tosk, kosovar, gege, lab, korcar, myzeqar jane nocione gjeografike apo krahinore, por asesi nocione etnike. Ne kemi qene, jemi dhe do te mbetemi shqiptare europeiste qe nga Presheva deri ne Cameri. Kjo nuk eshte teze per vertetim, por Postulat per zbatim. Thjesht ne duam te jemi si te tjeret kombe fqinje me ne apo me larg nesh.
Ne, antaret, mbeshtetesit dhe simpatizantet e Listes per Shqiperi Natyrale shprehim qendrimin tone se kur ndonje politikan apo institucion kerkon te perdore institucionin e shtetit per te na tjetersuar, atehere kemi te drejten tone ta refuzojme ate ne rruge demokratike dhe mjete demokratike. Dhe ky qendrim eshte shqiptarizem i shekullit te 21-te. Prandaj ne i ftojme Politikanet shqiptare te ngrihen mbi interesat e pushtetit dhe te partise per te pare me larg, per te pare interesat e Kombit. Neqoftese nje shtet apo nje parti kerkon te tjetresoje nje pjese te kombit shqiptar, atehere i gjithe kombi shqiptare ka te drejte ta refuzoje kete shtet apo kete parti. Sepse ne Jemi Nje, pavarsisht se perkohesisht nuk jemi bashke
Por, ne i ftojme fqinjet tane: Ejani ne tavolinen e Bisedimeve, Pse hezitoni, le te hedhim aty faktet historike dhe faktet reale, le ti ballafaqojme ato dhe kush ka faktet me vehte te marre te drejten e tij. Mjeti qe ne do perdorim per te realizuar misionin tone eshte : Dialog me kedo, Dialog per gjithshka.Drejtesia per shqiptaret eshte vonuar, por ajo asesi nuk duhet te jete Drejtesi e Cunguar. Ne i konsiderojme te pamjaftueshme zgjidhjet pjesore apo arnimet qe i jane bere Kombit shqiptar, prandaj kerkojme bashkimin e Kombit shqiptar.Prandaj nuk do te ndalemi, nuk do te qendrojme ne vend, perdite e per muaj do te hedhim ne tregun e politikes shqiptare dhe nderkombetare, jo kenge, jo legjenda, jo mite, por teza dhe ide qe vertetojne drejtesine e kauzes tone dhe qe kerkojne domsdoshmerisht nje angazhim me serioz te bashkesise nderkombetare qe keto teza dhe ide te realizohen. Ne do te ndalemi vetem tek Porta e Shqiperise Natyrale, do ta hapim ate Porte sebashke me miqte tane per te gjithe shqiptaret dhe per te gjitha pakicat nacionale qe jetojne dhe do te jetojne te barabarte me shqiptaret.
Per kete arsye, Lista per Shqiperi Natyrale, shume shpejt do te kerkoje ne Gjykaten Nderkombetare te drejtesise ne Hage, shqyrtimin e Ligjshmerise se Konferences se Londres 1913 qe ne menyre koloniale coptoi ne 5 pjese kombin shqiptar. Ne do ti paraqesim asaj deshmi te politikaneve qe jane gjalle dhe atyre qe kane vdekur te cilet kane pranuar se ajo ishte e padrejte, ishte kolonialiste, ishte nje krim dhe si e tille duhet anulluar. Qe nga deshmia e Eduard Greit ne Dhomen e Komuneve, apo e Pierre Pol Kambonit ne kujtimet e tij, qe nga leterkembimi i Greit me Kontin Bekendorf, deri tek deklarata e ish-kryeministrit britanik Bler apo e te ndjerit Robin Kuk ne Dhomen e Komuneve ne prill 1999.
Ne e njohim Konferencen e Londres, te Versajes, te Lozanes, te Firences, te Jaltes, te Parisit, te Rambujese, te Konculit, te Ohrit. Por mbi te gjitha ne njohim Konferencen e Londres te 28 nentorit 1912 qe shpalli Pavarsine e Shqiperise natyrale, te mohuar apo te riparuar nga Konferencat e mesiperme. Ne nuk jemi profesore te se drejtes nderkombetare as mbikqyres te marrdhenieve nderkombetare. Por secili prej nesh eshte profesor i te drejtes kombetare, prandaj kerkojme te bashkohemi.
Miqte e mij
Lista per Shqiperi natyrale do te kete edhe nje politike te jashtme ne perputhje me qellimin tone kryesor, bashkimin kombetar. Thelbi i kesaj politike eshte: Paqe me gjithe boten, miqesi me Europen, Aleance strategjike vetem me SHBA
Formulimi i mesiperm, nuk eshte nje proklamate, por frut i nje analize te gjate, konkrete dhe korrekte. Per ne shqiptaret, ishin SHBA qe nuk lejuan spastrimin etnik te nje pjese te kombit shqiptar, ishte urdheri i ish-presidentit Klinton qe ndaloi operacionin Patkoi, duke rrezuar nga Kali kaloresin me gjithe patkonj. Ishte presidenti Bush qe deklaroi ne Tirane pavarsine e Kosoves, qe i kerkoi Tiranes te merrte pergjegjesite e saj perballe kombit shqiptar. Ne ju jemi mirenjohes. Dhe mirenjohja eshte tipar i kombeve te civilizuara.
Ndersa me fqinjet, dua te jem perseri shume konkret dhe korrekt: Sa kohe qe disa prej tyre mbajne akoma padrejtesisht troje shqiptare, sa kohe qe rivendikojne akoma troje shqiptare, sa kohe qe nuk pranojne te njohin realitete shqiptare, per aq kohe marrdheniet me ata mund te konsiderohen vetem si marrdhenie normale apo te mira.Por Kurre, Asnjehere, nuk mund te konsiderohen as speciale, as te shkelqyera apo me keq strategjike. Ky qendrim eshte ne perputhje me realpolitiken rajonale dhe me synimin e shqiptareve per tu bashkuar ne Shqiperine natyrale
Rruga drejt Shqiperise natyrale eshte e shkurter, por gjithsesi do te jete e veshtire. Por e perballueshme; ne kemi ne Vizion te qarte, kemi edhe nje Mision per te mbaruar. E kemi amanet prej te shkuares se te pareve tane dhe detyrim ndaj te ardhmes se femijeve tane.
Prandaj le te shndrrohemi ne Misionare te Shqiperise Natyrale, le te shtojme vetevehten, koha eshte ne favor te shqiptareve, le te mos i kthejme asaj kurrizin. Ne do ta gezojme Shqiperine natyrale, te rinjte do ta konsolidojne ate, niperit dhe mbesat tona do ta shijojne perjetesisht
Prandaj: Mirdita e ardhme, Miresevjen Shqiperi natyrale

NE NJE FLAMUR TE PANDARE